13 mijë e 688 raste aktive në Kosovë

13 mijë e 688 raste aktive në Kosovë

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 38 mijë e 431 raste nga 141 mijë e 264 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, njofton Insajderi.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 989 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13 mijë e 688 raste.

I lartë është edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 23 mijë e 754 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 14 pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 480 persona./Insajderi.com