Në Komisionin Qendror Zgjedhor, deri në ora 14:00, kanë aplikuar 13 subjekte politike për certifikim në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në mesin e partive janë nëntë parti, një koalicion dhe tri iniciativa qytetare me gjithsej 276 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi ka deklaruar se janë duke pritur edhe aplikimin e subjekteve të tjera politike.
“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë”, ka thënë Elezi.
Afati për aplikimin e subjekteve politike është deri në orën 18:00 të ditës së sotme./Insajderi.com