13 të shtëna me armë zjarri në Gjilan – Policia jep detaje

13 të shtëna me armë zjarri në Gjilan – Policia jep detaje

Katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në gjuajtjen me armë që ka ndodh mbrëmë në Gjilan.

“Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin gjuajtur me armë zjarri në mes veti dhe më pas me vetura ishin larguar nga ai lokacion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

13 të shtëna me armë janë dëgjuar të kenë ndodh në një fitnes në lagjen “Dardania 1”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 13 gëzhoja të fishekëve të dy llojeve kalibrash”.

“Nga dy prej personave të dyshuar janë konfiskuar dy pistoleta dhe një fishek të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë”./Insajderi.com