13 të vdekur dhe 180 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

13 të vdekur dhe 180 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

13 viktima si pasojë e infektimit me Coronavirus janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 180 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej një mijë e 814 testime të kryera.

Njëkohësisht edhe numri i të shëruarve ka qenë i lartë, brenda kësaj dite u shëruan 206 pacientë nga Coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 97 mijë e 52. /Insajderi.com