13 të vdekur dhe 389 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

13 të vdekur dhe 389 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur 13 persona si pasojë e COVID-19, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 389 qytetarë pozitivë me Coronavirusin e ri nga testimi i 2420 mostrave.

Shifra totale e të vdekurve ka arritur në 1111, ndërsa e të infektuarve në 53.814.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, ndërsa numri total i të shëruarve ka arritur në 29.249. Janë 23.454 raste aktive./Insajderi.com