13 të vdekur dhe 501 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 të vdekur dhe 501 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, edhe 501 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë kësaj kohe, nga tgjithsej një mijë e 361 mostra të marra për testim.

“Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftim.

Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 250 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17 mijë e 305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10 mijë e 990.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Ferizaj 45 raste, Gjakovë 44 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Prizren 22 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Podujevë 14 raste, Drenas 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Shtime 8 raste, Rahovec 6 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Viti 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com