13 të vdekur dhe 609 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 të vdekur dhe 609 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku njoftohet se edhe 609 raste të reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 590 testime të kryera.

Tutje IKSHPK njofton se 350 persona kanë arritur të shërohen nga COVID-19 brenda kësaj periudhe kohore.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.864”.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com