13 të vdekur dhe 629 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

13 të vdekur dhe 629 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është ulur numri i të infektuarve të rinj me koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar 629 raste të reja nga 3197 testime të kryera për të dyshuar si të prekur, njofton Insajderi.

Në 24 orët e fundit 13 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar./Insajderi.com