13 të vdekur dhe 737 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

13 të vdekur dhe 737 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Trembëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën ndërsa 737 persona të tjerë u diagnostikuan të infektuar ditën e shtunë, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se viktimat ishin të moshave 54-82 vjeç nga Tirana, Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për respektimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë./Insajderi.com