13 të vdekur dhe 158 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

13 të vdekur dhe 158 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 13 viktima si pasojë e Coronavirusit, për të arritur në 438 numri i të vdekurve që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.

158 raste të reja janë shtuar me COVID-19 për tëe arritur numri 12.006 të infektuar nga COVID-19.

Ndërsa 245 persona janë shëruar dhe numri i të shëruarve ka shkuar në 7.929.

Me ketë nënkuptohet se rastet aktive momentalisht në vend janë 3.639.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dher Skenderaj.

 

 

245 TË SHËRUAR DHE 158 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Donnerstag, 20. August 2020