13 të vdekur si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

13 të vdekur si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut 13 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Ndërsa, janë regjistruar 725 infeksione të reja, përcjell Insajderi.

Këto raste janë nxjerrë nga testimet e 3.432 mostrave.

Numri total i rasteve ka arritur në 100.632, ndërsa 3.098 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Rastet aktive janë 7.223. /Insajderi.com