13 vetura me 52 emigrantë sirian ndalohen në Leposaviq

13 vetura me 52 emigrantë sirian ndalohen në Leposaviq

13 automjete të një kompanie Taxi, me gjithsej 52 migrantë nga Siria janë ndaluar në mbrëmjen e së premtes në Leposaviq, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ku rasti cilësohet si “kontrabandim me migrantë”.

Në njoftimin e PK-së, thuhet se për rastin është njoftuar Prokurori dhe pasi janë intervistuar vozitësit në cilësinë e dëshmitarit janë liruar.

Raportohet se nga njësitet policore janë ndaluar 13 automjete të një kompanie Taxi,  në të cilat automjete gjendeshin gjithsejtë 52 emigrant nga Siria. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe pasi janë intervistuar vozitësit në cilësinë e dëshmitarit janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com