Kosova sot feston 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan Insajderi.
Pavarësia erdhi nëntë vite pas largimit të okupatorit serb në 1999.
Lëvizja paqësore e Ibrahim Rugovës, Lufta Çlirimtare e Kosovës dhe intervenimi i NATO-s bën që të hapet një kapitull i ri në historinë e Kosovës.
Deklarata e pavarësisë u lexua me 17 shkurt nga ish-kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kosova është njohur nga mbi 110 shtete duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, 22 shtete të Bashkimit Evropian, Turqia, Arabia Saudite, Japonia etj. /Insajderi.com