Në Insajderi do të lexoni për herë të parë dëshmitë për abuzimin me Fondin “Vendlindja Thërret“.

Insajderi ka zbuluar se miliona marka të përfituara në emër të UÇK-së dhe Fondit “Vendlindja Thërret” përfunduan në arkat e një kompanie private.
Nesër do të lexoni emrat e hisedarëve të kësaj kompanie që kanë mbajtur pozita të rëndësishme në Fondin “Vendlindja Thërret” dhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Do të lexoni edhe për shpërndarjen e miliona markave në krijimin e dhjetëra kompanive tjera, për financimin e partive politike, blerjen e banesave, lokaleve dhe trojeve me këto para.
Po ashtu do të mësoni edhe se kush ishte personi që në raportet financiare të kësaj kompanie emërtohet si “sekseri i UÇK-së“.