137 të moshuar janë vaksinuar kundër COVID-19 në Vushtrri

137 të moshuar janë vaksinuar kundër COVID-19 në Vushtrri

Në Vushtrri po vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve mbi moshën 80-vjeç, ndërsa deri tani kurën kundër Coronavirusit e kanë marrë 137 persona, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Në një postim në Facebook ai u ka bërë thirrje të moshuarve që të regjistrohen për vaksinim, teksa ka shtuar se “bashkë do të ja dalim në këtë betejë”.

“Stafi i QKMF po kontakton personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 80-vjeç për t’i regjistruar për vaksinim. Ju lutemi regjistroni për vaksinim në qendrën më të afërt shëndetësore personat mbi moshën 80-vjeç”, ka shkruar Tahiri.

Më 28 mars në Kosovë ka arritur kontingjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave anti-COVID-19 nga kompania AstraZeneca përmes programit COVAX./Insajderi.com