138 mijë euro ndahen për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut

138 mijë euro ndahen për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut

Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, që pritet të mbahen në fund të muajit nëntor, njofton Insajderi.

Shuma e ndarë dhe e kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është 138 mijë e 940 mijë euro.

Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë do të mbahen më 29 nëntor.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë e cila po vazhdon të mbahet, është miratuar edhe projekt-buxheti për vitin 2021, që do të jetë 2.4 miliardë euro. /Insajderi.com