14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri kthehen në Shqipëri

14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri kthehen në Shqipëri

14 fëmijë dhe pesë gra shqiptare të bllokuara në kampet e luftës në Siri, kanë arritur në Shqipëri, njofton Insajderi.

Operacioni për kthimin e tyre është kryer në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe libaneze.

Pas kthimit të tyre, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar për media, ku dha detaje rreth operacionit.

Ai shtoi se do të vazhdojnë me operacionin e radhës për të rikthyer shtetasit shqiptarë që gjenden në kampet siriane.

Rama falënderoi gjeneralin Abass Ibrahimc për operacionin.

Bashkë me kryeministrin Rama, në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur të kthyerit nga zonat e luftës ishte edhe ministri i brendshëm, Bledi Cuci. /Insajderi.com