
14 pacientë po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilët janë sjellë nga shpërthimi i një bombole gazi në një qendër tregtare në Ferizaj, njofton Insajderi.
Doktor Agron Çitaku, ka deklaruar se pesë nga të pranuarit janë në sallën e operacionit dhe katër të tjerë po presin për ty hyrë në operim, kurse një është dërguar në Klinikën e Ortopedisë.
Ai ka thënë se gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë.
Çitaku ka shtuar se në Emegjencë s’kanë pranuar fëmijë të lënduar.
Ndryshe nga shpërthimi i një bombole të gazit në një qendër tregëtare në Ferizaj që ka ndodhur në një qendër tregëtare në Ferizaj, kanë pësuar lëndime trupore 42 persona. /Insajderi.com