14 raste të reja me Coronavirus të premten në Kosovë

14 raste të reja me Coronavirus të premten në Kosovë

14 raste të reja të infektimit me COVID-19 janë konfirmuar të premten në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.619 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419.

Në total numri i rasteve aktive është 440.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës.

Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com