14 të vdekur dhe 873 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

14 të vdekur dhe 873 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

14 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, ku tutje thuhet se edhe 873 persona kanë rezultuar pozitivë në këtë virus, nga gjithsej dy mijë e 714 mostra të marra për testim.

Ndërkohë që u bë e ditur se edhe 537 qytetarë të infektuar deri më sot janë shëruar.

“Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon: Janë kryer 2714 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 873 qytetarë. Janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.609 që nga fillimi i epidemisë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Insajderi.com