14 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

14 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 14 të vdekur nga Coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 1.993 testime, 135 kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 298 pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë kësaj periudhe, duke çuar numrin e të shëruarve në 137.962.

Që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka shënuar 740.005 testime, 154.026 të infektuar dhe 5.093 të vdekur./Insajderi.com