14 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

14 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 14 persona kanë vdekur në Shqipëri nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar pozitivë 1124 persona.

MSH-ja ka njoftuar se janë shëruar 569 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 51.444, që nga fillimi i pandemisë./Insajderi.com