14 të vdekur si pasojë e Coronavirusit

14 të vdekur si pasojë e Coronavirusit

14 persona kanë ndërruar jetë në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e Coronavirusit, njofton Insajderi.

Numri vdekjeve ka arritur në 874 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia në Kosovë.

Ndërsa janë regjistruar 807 raste të reja me COVID-19. Por, lajm i mirë është që 677 të infektuar e kaluan virusin.

Numri i të infektuarve ka arritur në 32.002, ndërsa i të shëruarve në 19.024.

Rastet aktive tani janë 12.124.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 349 raste, Podujevë 56 raste, Ferizaj 55 raste, Prizren 53 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Gjakovë 40 raste, Gjilan 29 raste, Lipjan 28 raste, Mitrovicë 18 raste, Obiliq 18 raste, Pejë 14 raste, Shtime 12 raste, Kamenicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok. /Insajderi.com