14 të vdekur si pasojë e COVID-19

14 të vdekur si pasojë e COVID-19

14 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit. Numri i vdekjeve tash ka shkuar në 2.053.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi edhe për 520 infeksione nga 3.230 infeksione të reja dhe 646 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 100.655, ndërsa i të shëruarve 85.842.

Rastet aktive janë 12.760, një pjesë e tyre të hospitalizuar.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Gjilan 61 raste, Pejë 43 raste, Gjakovë 35 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 30 raste, Prizren 26 raste, Podujevë 24 raste, Lipjan 17 raste, Skenderaj 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Shtime 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Obiliq 7 raste, Rahovec 7 raste, Malishevë 6 raste, Drenas 5 raste, Kamenicë 5 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot, Novobërdë dhe Shtërpcë. /Insajderi.com