14 vdekje e 923 raste janë regjistruar në njëzetekatër orët e fundit në Kosovë nga 3.470 mostra gjithsej.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar edhe për 771 të shëruar gjatë ditës së fundit.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 90.430 – ndërsa i të shëruarve 74.754.
Që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia kanë humbur jetën 1.872 qytetarë.
Raste aktive tani janë 13.804, njofton Insajderi.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.