14 vdekje si pasojë e Coronavirusit

14 vdekje si pasojë e Coronavirusit

14 persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19 gjatë ditës së fundit.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1.087 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar edhe për 560 raste të reja me Coronavirus dhe 678 tjerë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 42.377, ndërsa i të shëruarve në 27.821.

Rastet aktive momentalisht janë 13.469.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Gjilan 54 raste, Mitrovicë 46 raste, Ferizaj 32 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Lipjan 23 raste, Podujevë 21 raste, Drenas 18 raste, Prizren 18 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Viti 11 raste, Vushtrri 11 raste, Obiliq 9 raste, Malishevë 7 raste, Suharekë 7 raste, Istog 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 1 rast, Kllokot 1 rast, Zubin-Potok 1 rast. /Insajderi.com