14 vdekje si pasojë e Coronavirusit

14 vdekje si pasojë e Coronavirusit

14 persona kanë humbur jetën si pasojë e Coronavirusit në Kosovë.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1.120, njofton Insajderi.

Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 519 infeksione të reja brenda ditës së fundit dhe 926 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 43.324, ndërsa i të shëruarve 29.430. Rastet aktive  me COVID-19 tani janë 12.774

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29.430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.774.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok. /Insajderi.com