14 vdekje si pasojë e COVID-19

14 vdekje si pasojë e COVID-19

14 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit me çka numri i vdekjeve ka shkuar në 2.022.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të mërkurën raportoi për 701 infeksione të reja nga 4.557 mostra.

Gjatë ditës së fundit janë shëruar 737 qytetarë nga Coronavirusi.

Që nga 13 marsi vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia janë regjistruar 99.536 raste dhe 84.328 të shëruar.

Rastet aktive janë 13.183, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 157 raste, Gjilan 84 raste, Mitrovicë 59 raste, Pejë 51 raste, Ferizaj 46 raste, Vushtrri 45 raste, Gjakovë 44 raste, Prizren 28 raste, Skenderaj 28 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Lipjan 21 raste, Podujevë 20 raste, Kaçanik 12 raste, Viti 11 raste, Obiliq 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Kamenicë 6 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Istog 4 raste, Junik 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Kllokot 1 rast. /Insajderi.com