Një 14-vjeçar nga Dragashi ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë pasdites të së hënës, pasi është qëlluar aksidentalisht me pushkë gjuetie, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, i mituri ishte me disa bashkëmoshatarë të tij në momentin kur shkrepi aksidentalisht me pushkë.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa mjekët thonë se gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.
“Dragash 05.07.2021-15:30. Një mashkull kosovar 14 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është qëlluar pas shkrepjes aksidentale të një pushke gjuetie me të cilën viktima kishte në posedim me disa bashkëmoshatarë të tij”, bën të ditur PK.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com