
Një fëmijë 14-vjeçar nga Podujeva është therrur me mjet të mprehtë (thikë) gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.
Viktima është sulmuar me thikë disa herë në bark, e madje nga mjeti i ftohtë është prekur pak edhe në zemër.
Bëhet fjalë për të riun me inicialet L.S., i cili ka lindur në vitin 2006, dhe se për momentin është duke u operuar.
Redaksia ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por të njëjtin nuk kanë qenë të qasshëm për komunikim, ndërkaq nga Policia e Kosovës, ende nuk janë informuar lidhur me rastin.
Për çdo informacion të ri lidhur me rastin, Insajderi do të iu mbajë të informuar. /Insajderi.com