Një 14 vjeçare ka tentuar të bëjë vetëvrasje gjatë ditës së djeshme në Prizren, njofton Insajderi.
E mitura është hedhur nga ura e lumit “Drini i Bardhë” në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Rastin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se e mitura është nxjerrë me kohë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Ndërkaq, gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Këtë ngjarje për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, nuk dihet ende motivi që ka çuar drejt kësaj vepre. Viktima është në gjendje stabile – jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmanollaj. /Insajderi.com