
Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se barazia gjinore duhet të jetë princip udhëheqës në shtetin e Kosovës. Sipas saj, përparim i dukshëm është bërë sa i përket barazisë gjinore, por mbetet edhe shumë punë për tu bërë.
“Kemi shumë përparime, por duhet ende pune. Prej 22 ministrive, vetëm në dy prej tyre udhëheqin femrat. Ato marrin paga po aq sa burrat për punën e tyre. Implementimi i barazisë gjinore nuk duhet te jete opsionale,” ka thënë Jahjaga në një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike e Amerikane në Kosovë me temë “Gratë me ndikim”.
“Barazia duhet te jete principi ynë udhëheqës. Duhet te ngrehim zërin për të drejta të barabarta”, ka shtuar Jahjaga.
Prokuroria e shtetit, Laura Pula, ka thënë se femrave në Kosovë nuk i është dhënë mundësia për të treguar veten.
“Kemi pak ferma në vendimmarrje, jo pse ato nuk janë të dijshme ose të fuqishme por se atyre nuk u është dhënë mundësia. Shumica e femrave hezitojnë me punu në sistemin e drejtësisë. Te jesh femër dhe të jesh prokurore ose gjykatëse vërtetë është sfidë”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë se gratë kryejnë punët me të njëjtën cilësi si meshkujt, por sipas tij, “gratë e kane me te vështire se sa meshkujt si ne biznes dhe politike”.
“Por, gratë kane për qellim te ju shërbejnë interesave te përgjithshme dhe jo personale”, ka thënë Zeka.
Arjeta Spahiu, anëtare e bordit të guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se “gratë nuk duhet të presin trajtim preferencial nga shoqëria.”
Në tryezë kanë marrë pjesë edhe gra të cilat kanë arritur sukses në profesionet e tyre si Ela Ruci, menaxhere për marrëdhënie me jashtë në Bechtel-Enka, e Afërdita Saracini, drejtoreshe e RTV21./Insajderi.com