Alarmuese

141 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shtohen rastet me COVID-19 në Kosovë. Sot nga 397 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 141 raste, numri më i madh prejse virusi është shpallur pandemi.

141 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Për ditën e dytë radhazi është thyer rekordi për raste pozitive të shënuar me COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë regjistruar plotë 141 raste të reja me COVID-19.

Këto rate pozitive kanë dalur nga 397 mostra të marra nga nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Komunat më të prekura sipas IKSHP-së janë Prishtina me 42 raste, Vushtrria me 30 dhe Peja me 18 të tjera. 

Përveç rasteve pozitive, IKSHP njofton se pesë pacientë janë shëruar.

Në javën e fundit ka pasur shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private.

Numri i rasteve ka shënuar rritje prejse ka filluar lehtësimi i masave nga Qeveria e Kosovës.

Institucionet kanë bërë thirrje që të respektohen masat aktuale, në mënyrë që të mos vazhdohet me rritjen e numrit të të prekurve.

Komunat e tjera:

Komuna e Mitrovicës 11 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Mitrovicë, 1 rast Zhabar dhe 1 rast Shupkovc), komuna e Obiliqit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Obiliq, 1 rast Hade, 1 rast Breznicë dhe 1 rast Raskovë), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren, 2 raste Lubizhdë dhe 1 rast Gërnçar), komuna e Fushë Kosovës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Fushë Kosovë), komuna e Gjilanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 1 rast Cërnicë), komuna e Podujevë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Konushevc, 1 rast Gërdovc dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), 3 raste Mamushë, 2 raste Viti (sipas vendbanimit: 2 raste Skifteraj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec./Insajderi.com