Sot pritet zgjedhja e rektorit të ri të UP-së

Sot pritet zgjedhja e rektorit të ri të UP-së

Sot pritet të mblidhet Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për ta zgjedhur rektorin e ardhshëm të këtij institucioni.

Në garë për rektor të UP-së janë kandidatët Marian Demaj, Nuredin Mestani, Afrim Hamidi, Xhevat Berisha.

Në raundin e parë ku kishin kandiduar pesë kandidatë për rektor të UP-së nuk kishte arritur asnjë nga ta t’i marrë shumicën e votave të KD-së, gjë që kishte bërë Këshillin Drejtues të rishpallë konkursin për herë të dytë.

Komisioni për verifikimin e dokumentacioneve dhe Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kishin eliminuar nga gara për rektor Jusuf Musliun dhe Azem Lajqin.

Jusuf Musliu u eliminua për shkak se nuk i plotësoi kriteret e konkursit që i bie se nuk kishte thirrje akademike në asnjë universitet,  për dallim nga Jusufi, Azem Lajqi që nuk e pati të kompletuar dokumentacionin e aplikimit për Rektor./Insajderi.com