15 mijë e 966 pako me vota nga diaspora kanë arritur në Kosovë

15 mijë e 966 pako me vota nga diaspora kanë arritur në Kosovë

15 mijë e 966 pako me vota nga diaspora kanë arritur deri tani në Komisionin Qendror Zgjedhor, njofton Insajderi.

Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ky institcion po vazhdon të pranojë pako me fletëvotime nga jashtë vendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”, ka thënë Elezi.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara./Insajderi.com