15 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar në Serbi

15 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar në Serbi

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Lonçar, ka deklaruar se në Serbi janë vaksinuar 15 mijë qytetarë maqedonas.

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Vanko Filipçe, Lonçar shtoi se ata që e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në një nga pikat në Serbi, dozën e dytë e kanë të rezervuar dhe mund ta marrin në terminët e caktuar, njofton Insajderi.

Megjithatë ai la mundësi që doza e dytë të mund të merret në Maqedoninë e Veriut.  Filipçe gjatë vizitës zyrtare në Serbi theksoi se të gjithë shtetasit e Serbisë do të lirohen nga pagesa e taksave rrugore në Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim do të vlejë për periudhën prej 15 qershor deri 15 gusht. /Insajderi.com