15 persona largohen nga PDK, LDK dhe Nisma për t’iu bashkuar AAK-së

15 persona largohen nga PDK, LDK dhe Nisma për t’iu bashkuar AAK-së

Me t’u kthyer nga Berlini, kryeministri Ramush Haradinaj është pritur me një lajm të mirë nga bashkëpartiakët e tij.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka prezantuar 15 aderime të reja nga komuna e Malishevës, të cilët janë personalitete nga PDK-ja, NISMA dhe LDK-ja.

Haradinaj ka bërë të ditur se ata nuk janë në garë por se kjo do të thotë demokraci dhe guxim që këto personalitete kanë kaluar në partinë e tij dhe se ishte taksa e vendosur ndaj produkteve serbe arsyeja që ata i janë bashkangjitur AAK-së.