15 të vdekur dhe 725 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

15 të vdekur dhe 725 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Shifra të larta vijojnë të raportohen në Shqipëri lidhur me infektimet nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 752 raste të reja. Fatkeqësisht 15 persona kanë humbur jetën, njofton Insajderi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2620 testime, 545 të shëruar, 752 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse ende nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40. Është e rëndësishme të telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse  keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID./Insajderi.com