15 të vdekur dhe 787 të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

15 të vdekur dhe 787 të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

15 persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, ku tutje bëhet e ditur se edhe 787 raste pozitive janë shënuar nga gjithsej dy mijë e 745 testime të kryera.

Në po të njëjtën periudhë kohore janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26 mijë e 898 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. /Insajderi.com