
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 15 viktima si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, njofton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë bërë tre mijë e 654 testime ndërsa janë regjistruar 868 raste të reja me Coronavirus.
Instituti për Shëndet Publik i vendit fqinj ka regjistruar 397 persona të shëruar./Insajderi.com