15-vjeçari mbytet nga rryma në Gjilan- Prokuroria jep detaje

15-vjeçari mbytet nga rryma në Gjilan- Prokuroria jep detaje

Si pasojë e kontaktit me rrymë ka mbetur i vdekur një 15-vjeçar në Gjilan.

Në fshatin Pidiç të Komunës së Gjilanit, ka vdekur 15- vjeçari me iniciale I.D si pasojë e kontaktit më rrymë.

Kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku ka konfirmuar për Insajderin se një 15-vjeçar në fshatin Pidiç, Komunë e Gjilanit ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymë.

Sipas burimeve të Insajderi i mituri ka qenë duke punuar në një pishinë me prindin e tij,  në një resturant”Villa Familjare’ në fshatin Pidiç në Gjilan/Insajderi.com