Një vajzë 15 vjeçare nga Gostivari është gjetur pas rreth tre muajsh në Tetovë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga policia e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë njoftuar se viktima është gjetur dje rreth orës 17:30 në një objekt hotelerik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, në pronësi të 32 vjeçarit nga fshati Sellcë e Tetovës.
Pas bisedës me të miturën, policia e kanë dorëzuar atë te nëna e saj.
“Të dielën rreth orës 17 e 30 minuta, pjestarët e policisë së Tetovës, në një objekt hotelerik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, në pronësi të 32 vjeçarit F.D. nga Sellca e Tetovës, kanë gjetur 15 vjeçaren nga Gostivari, e cila më datë 5 korrik të këtij viti, ka qenë e raportuar si e zhdukur.Pas bisedës me të miturën, ajo iu dorëzua nënës së saj”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com