
152 raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar ditën e enjte në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 5 mijë e 474 testime, ndërkaq nuk është raportuar për viktima.
Janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 102.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 872.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 102 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1 milion e 683 mijë e 758 doza të vaksinës.
Prej tyre, 786 mijë e 859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com