158 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19 në vend

158 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19 në vend

158 pacientë janë duke marrë trajtim nga Coronavirusi në Klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme, përcjell Insajderi.com.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 117 pacientë janë pozitivë me COVID-19 dhe 36 post-COVID’19.

Sipas njoftimit, 82 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 51 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Gjakovës, 15 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 9 pacientë, Spitali i Ferizajt, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë”, thuhet ndër tjerash në njoftim./Insajderi.com