16 dëshmitarë pritet të dëshmojnë kundër Salih Mustafës në Hagë

16 dëshmitarë pritet të dëshmojnë kundër Salih Mustafës në Hagë

16 dëshmitarë pritet të dëshmojnë kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, njofton Insajderi.

Kështu ka thënë prokurori i çështjes në mbledhjen e sotme lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e Mustafës, ku ka thënë se fillimisht janë pesë dëshmitarë, ndërsa pritet që listës së tyre t’u shtohen edhe 11 të tjerë.

“Sa i përket volumit të çështjes në përgjithësi, zyra e prokurorit mbështetet në pesë dëshmitarë, për qëllimet e aktakuzë së konfirmuar.

Prokuroria parashikon që kësaj liste t’i shtojë edhe 11 dëshmitarë të tjerë dhe ky numër mund të ndryshojë varësisht nga numri i hapave të mbetur. Prokuroria në këtë fazë, do të thërras 16 dëshmitarë, ose edhe më shumë”, tha prokurori.

Mustafa u arrestua më 24 pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Ky arrestim ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dikaster ky I Gjykata Speciale – në vitin 2015.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara në Hagë më 28 shtator, kishte zgjedhur që të mos deklarohej rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë ndaj tij. /Insajderi.com