16 mijë votues më pak se në vitin 2019 në Veri

16 mijë votues më pak se në vitin 2019 në Veri

16 mijë më pak persona do të votojnë në Veri të Kosovësmë 14 shkurt, në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në tetor të 2019-tës, transmeton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i OJQ-së, Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike – Demokracia në Veprim, Dusan Radakovic, i cili tha se në katër komunat me shumicë serbe, numri i përgjithshëm i votuesve është 43 mijë e 253.

Ka 17,300 votues në Mitrovicën e Veriut, 12,600 në Leposaviq, 6,800 në Zveçan dhe rreth 6,500 në Zubin Potok, raporton media serbe ‘Kossev’.

Siç raportohet, disa prej tyre nuk kanë të drejtë vote pasi që kanë vetëm letërnjoftime të lëshuara nga UNMIK e disa të tjerë janë hequr nga sistemi i pensioneve për shkak të vdekjes.

Votimi bëhet vetëm me letërnjoftim të Kosovës. /Insajderi.com