16 të infektuar me COVID-19 në gjednje të rëndë në Spitalin e Pejës

16 të infektuar me COVID-19 në gjednje të rëndë në Spitalin e Pejës

63 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, prej tyre 16 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 3 pacientë janë në Respirator dhe 49 në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njofitm.

Nga personeli i spitalit 5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me virusin korona.

563 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ gjatë vikendit. /Insajderi.com