16 të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pejës

16 të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pejës

62 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, prej tyre 40 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Ndërsa, 16 të infektuar me COVID-19 në këtë spital janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“6 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Nga personeli i Spitalit me COVID-19 janë infektuar 6 mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 222 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. /Insajderi.com/