16 të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë të shëndetësore në Spitalin e Pejës

16 të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë të shëndetësore në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 58 pacientë me Coronavirus.

Nga spitali kanë njoftuar se 40 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 16 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, njofton Insajderi.

Kurse, në respirator janë 3 pacientë.

“4 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë njëzetekatërorëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. /Insajderi.com