Edhe këtë të enjte, asnjë viktimë nuk është shënuar nga Coronavirusi në Kosovë, njofton Insajderi.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 424 mostra të marra për testim.
Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 10 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 157 mijë e 811.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive është rritur në 320.
Në 24 orët e fundit janë dhënë dy mijë e 285 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës. Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com